Vuçiq takohet sot me shqiptarët e Serbisë për formimin e Qeverisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot do të takohet me përfaqësuesit politikë shqiptarë, si pjesë e konsultimeve për formimin e një qeverie të re.

Ai do të flasë sot me përfaqësuesit e listës elektorale Alternativa demokratike shqiptare – Lugina e Bashkuar, që përbëhet nga pesë parti politike.

Takimi do të zhvillohet sot në ora 10 të mëngjesit në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të presidentit  serb, raporton b92.

Për herë të parë, pesë parti shqiptare në komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, kanë marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme serbe në një listë zgjedhore.

Zgjedhjet që u mbajtën në Serbi më 21 qershor, aleanca e udhëhequr nga partia e presidentit aktual Aleksandar Vuçiç, Partia Progresiste Serbe (SNS), fitoi shumicën parlamentare e vetme, ndërsa shqiptarët kanë fituar 3 deputetë.