Shtohen patrullat e policisë në ditën e mbajtjes së seancës së Kuvendit

Patrulla policore janë vendosur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, në ditën kur pritet të mbahet seanca e Kuvendit për votimin e Qeverisë.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga tereni ku shihet  se para objektit të Gjykatës Kushtetuese është vendosur një njësit i policisë.

Një patrullë tjetër nga Njësia Speciale është vendosur edhe pak metra larg objektit të Gjykatës Kushtetuese.

Sot në ora 11: 00 pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, me të vetmen pikë të rendit të ditës, votimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës të koalicionit të ri LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe.