Foto: Atdhe Mulla

Hamza: Nuk ka përkeqësim të shpenzimit të parasë publike

Ministri i Financave Bedri Hamza tha se kur flitet për shpenzimin e rezervës shtetërore ka me vete të dhëna historike dhe nuk është ndalur vetëm në qeverinë e kaluar.

“Nëse e shikojmë si nivel i shpenzimit del se shpenzimi i kësaj rezerve nëpër vite ka qenë në mesatare rreth 8 milion me plus ose minus. Kemi rënie në vitin 2017 dhe 2018 në krahasim me vitin 2016”, tha Hamza.

Sipas tij struktura e shpenzimit të kësaj rezerve nuk dallon shumë nga viti në vit.

“Nuk ka përkeqësim në asnjë segment gjatë kësaj qeverisje. Përkundrazi ka përmirësime”, tha Hamza.

Sipas tij ka rritje të të hyrave të vazhdueshme për buxhetin e Republikës së Kosovës. Gjithashtu Hamza shtoi se te ekzekutimi i shpenzimeve kapitale ka përmirësim.

“Qeverinë e kaluar kemi pas rënie të ekzekutimit të shpenzimeve kapitale ndërsa tash ka ngritje”, tha Hamza.