FOTO: Atdhe Mulla

Hamza: Nëse numri i nxënësve po bie, numri i mësuesve s’mund të jetë i njëjtë

Rreth 38 shkolla planifikohen të ndërtohen këtë sipas buxhetit të planifikuar për vitin 2019.

Megjithatë edhe ministrat janë të vetëdijshëm për numrin në rënie të nxënësve kosovarë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, tha se numri i mësimdhënësve duhet t’i përshtatet atij të nxënësve.

“Në vende të caktuara po del që shkollat janë ndërtuar e s’ka nxënësa e po mbyllen. Numri i nxënësve është duke u zvogëluar. Unë sot po i lus komunat le të përgatiten për komisionin e rradhës së granteve se kjo lidhet edhe me numrin e arsimtarëve. Nuk mundet me vazhdu me qenë numri i arsimtarëve i njëjtë kur numri i nxësnësve është duke u zvogëluar. Disa komuna do të kenë nevojë ta kenë një trajtim më të mirë. Komuna e Prishtinës ka nevojë për trajtim më të mirë dhe e Fushë Kosovës”, tha Hamza

Ai megjithatë shtoi se për shkollat e planifikuara ka nevojë meqë sipas tij po bëhet edhe kalimi nga objektet e vjetra.