Grabitje e armatosur në Fushë-Kosovë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sonte në Fushë-Kosovë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipa zëdhënëses së Policisë, Florie Ahmeti-Haziraj, Policia rreth orës 18:00 ka pranuar informatën për një grabitje të armatosur në Fushë-Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë tha për KALLXO.com se cak i grabitjes së armatosur ishte një institucion mikro financiar.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin”, ka thënë zëdhënësja Florie Ahmeti-Haziraj.

Kohëve të fundit janë shpeshtuar grabitjet e armatosura në institucione bankare.

Tre ditë më parë, gjatë një tentimi për grabitje të armatosur të një filiali të bankës NLB në Istog nga plumbat e grabitësit u vra polici Izet Demaj, ndërsa nga kolegët e Demajt u vra hajduti Kamer Metaj.

https://kallxo.com/vdes-polici-i-plagosur-ne-istog/

https://kallxo.com/video-18-momenti-i-vrasjes-ne-istog/

Më 3 dhjetor, KALLXO.com ofroi pamje ekskluzive nga një grabitje e armatosur në filialin e një banke në Prishtinë.

Grabitja ka ndodhur në pikë të ditës.

https://kallxo.com/video-grabitja-e-bankes-ne-veternik/

www.kallxo.com