Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

Gjoba të Kushtueshme për Parandalim të Aksidenteve

Policia ka filluar nga 1 janari i këtij viti të zbatojë gjoba të reja për shkelësit e rregullave të trafikut.

Sipas policisë qëllimi i këtyre gjobave është parandalimi i aksidenteve dhe edukimi i pjesëmarrësve në trafik për të mos thyer rregullat.

Përgjysmë më pak për dyfishin e tejkalimit të shpejtësisë do të gjobiten personat fizikë.

Gjobat policia do t’i shqiptoj=ë në vendin ku është konstatuar shkelja, pa dërgim të rasteve në gjykatë.

Ndryshime janë bërë edhe te dënimet për hyrje në të kuqen. Personat që bëjnë këtë shkelje do të dënohen 150 euro, do t’u ndalohet qarkullimi për tre muaj dhe do t’u regjistrohen tri pikë negative.

Me ligjin e ri të trafikut që hyri në fuqi në shtator të vitit 2016, leja e vozitjes pezullohet me 9 pikë negative.

Edhe gjobat për taksistët që ndalen për të marrë udhëtarë në vende të palejuara sillen prej 100 deri në 450 euro.

Nëse gjobat paguhen në afatin prej 15 ditësh nga shqiptimi, ato do të përgjysmohen.

Policia vazhdimisht që nga përkeqësimi i motit u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në trafik të kenë kujdes.