Mbledhja e KQZ. Foto: KALLXO.com.

Lista e partive të cilave KQZ u fali 24 mijë euro borxhe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka falur borxhet gjashtë subjekteve politike dhe 18 partive.

Këto borxhe janë si rrjedhojë e gjobave që KQZ u ka shqiptuar këtyre subjekteve.

32 gjoba janë ato që u falën për periudhën kohore 2014-2020.

Shuma totale e borxheve të falura është rreth 24 mijë euro.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke u bazuar në Ligjin e Zgjedhjeve të Përgjithshme dhe Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike i gjobiti këto subjekte për shkak të mospërmbajtjes së afateve kohore për: a) dorëzimin e formularëve të azhurnimit vjetore, deri me datën 31 janar të çdo viti; b) dorëzimin e raporteve vjetore deri me datën 1 mars të çdo viti; c) dorëzimin e raporteve të deklarimit financiar të fushatës së zgjedhjeve.

Subjektet politike dhe partitë të cilave iu falën borxhet më nuk kanë subjektivitet juridik prandaj edhe borxhet iu falën për shkak të pamundësisë së inkasimit të tyre.

Më së shumti gjoba u shqiptuan nga KQZ gjatë vitit 2015 ku 11 subjekte u gjobitën me nga një mijë euro.

Foto KQZ

Foto KQZ