Foto: Policia e Kosovës.

Policia largon gjashtë automjete nga qarkullimi për shkak të shkeljes së rregullave në trafik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka larguar gjashtë automjete nga qarkullimi rrugor për shkak të mos respektimit të rregullave në trafik në Obiliq.

Po ashtu, policia ka njoftuar se ka shqiptuar gjoba ndaj ngasësve të këtyre automjeteve, duke sekuestruar edhe një patentë-shofer.

“Një gjobë për ngasësin e një automjeti, që po barte ngarkesë të palejuar duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafik,; tri gjoba për ngasës të automjeteve që kanë qenë pa regjistrim; një  gjobë për ngasës që është hasë pa patentë shofer dhe një gjobë për një ngasës ka qenë duke drejtuar automjetin edhe pse ka qenë i gjobitur me masë mbrojtëse (sekuestrim të patentë-shoferit)”- ka thuhet në njoftimin e policisë më 22.02.2024.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas policisë në Rajonin e Prishtinës janë shqiptuar 787 gjoba.

Policia thotë se do të vazhdojë implementimin e planeve për kontrollin e shtuar në trafik.