Gjendet një person pa shenja jete në Shtime

Dje rreth orës 15:30, është gjetur një trup pa shenja jete në Shtime.

Sipas njoftimit, një kalimtar i rastit ka njoftuar se ka parë një person pa shenja jete.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet polciore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurori të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksin, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.