Ilustrim

Gjenden mjete shpërthyese në Pejë e Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Bellopojë të Pejës dhe në Zhdrellë të Rahovecit janë gjetur dy mjete të dyshuara shpërthyese.

Sa i përket rastit në Bellopojë, një person ka raportuar se gjatë punës në oborrin e shtëpisë së tij ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes.

Kurse në Zhdrellë të Rahovecit, një person ka informuar se deri sa ishte duke punuar në një fushë, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse si dhe njësiti i deminimit të FSK-së.

Njësiti i deminimit të FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes pa ndonjë incident në Bellopojë. Kurse në Zhdrellë e kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar.

Rastet kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme.