VAKTET E DASHURISË

Mëngjesi
Sjell te Unë aromën magjepsëse të trupit tënd.

Dreka
Shijen e puthjes një kafshimë në gji

Darka
Ikjen tinëzare pas një kupe me dashuri.

Nata…
Lidh plagët e ditës me fasho kujtimesh.