Tadiqi Feston me Valle Kandidaturën

Festimet në Serbi që shënuan marrjen e statusit kandidat për aderim në Bashkimin Evropian, nisën nën tingujt e borive, që po interpretonin “Ode of Joy”, himnin e Bashkimit Evropian.

“Tani do të dëgjoni Himnin e Bashkimit Evropian, versionin serb”, u tha presidenti serb, Boris Tadiq, anëtarëve të gëzuar të Partisë së tij Demokratike, të mbledhur në Beograd, derisa po shpërthente melodia e Bethovenit.

Pasi mbaruan me Bethovenin, orkestra vazhdoi me “Uzicko Kolo”, një këngë tradicionale serbe qe është pothuajse e obligueshme në kremtime te ndryshme, sidomos gjatë dasmave.

Valltarët e folklorit, në veshje kombëtare, veç sa kishin filluar të vallëzonin, kur presidenti ndërpreu vallen dhe iu bashkua atyre. Duke vërejtur fytyrat e buzëqeshura të valltareve, mund të thuhet se Tadiqi kishte performuar mirë, shkruan Balkan Insight.

Të gjithë pesë zëvendëspresidentët e partisë iu bashkuan valles, përfshirë kryetarin e Beogradit, Dragan Gjillas; ministrin e Mbrojtjes, Dragan Shutanovac dhe ministrin e Bujqësisë, Dusan Petrovic.

Kurse pak ditë para vendimit të BE-së, Ivica Daçiq, ministri i Brendshëm i Serbisë, mori mikrofonin në një forum ndërkombëtar me titull “Zbulo Serbinë si një destinacion për investime”, në Bruksel dhe këndoi një këngë popullore boshnjake, “Miljacka”.

Videoja e publikuar mëngjesin e ardhshëm u bë hit në rrjetet shoqërore në Serbi, ku njerëzit vlerësuan këndimin e tij.

<iframe width=”480″ height=”360″ src=”http://www.youtube.com/embed/kua2n8yq2YY” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>