Një Liberal i Veshur me Ndërgjegje

41 vjeçi Beogradas u lind në një familje ekonomistësh dhe fillimisht dëshironte të vazhdonte në po atë rrugë. Por një ditë, ai vendosi se më shumë ia donte kah arti dhe u regjistrua në dramaturgji në Universitetin e Beogradit, Fakultetin e Arteve Dramaturgjike.

Në vend të dramave, ai përdori lapsin e tij për të shkruar manifesto politike. Një ndër të parat ishte ajo që e lexoi përpara Fakultetit  të Arteve Dramaturgjike më 1996.

“Nuk ka asnjë kuptim për të qëndruar të heshtur, ne duhet të bëjmë ndonjë gjë”, u tha ai moshatarëve të vet, rreth regjimit autoritar të Sllobodan Millosheviqit.

Kjo shënoi fillimin e përleshjeve katërmujore me policinë nëpër rrugët e Beogradit.

Jovanoviq ishte një nga liderët e demonstratave të mëdha studentore më 1996-1997. Pothuajse secila vajzë ishte e dashuruar me studentin e hareshëm me xhaketën e lëkurës me tiketë aviatori. Shumë të tjera qepën pulla me mbishkrimin “Qedo, martohu me mua!”

Arrestimet dhe paditë e bënë atë më këmbëngulës kundër Millosheviqit teksa udhëhoqi tubime paqësore nëpër rrugë. Më vonë ai ishte në rreshtin e parë të protestës së 5 tetorit që e rrëzoi Millosheviqin. Dy vjet më pas pas, ai ishte dorë e djathtë – dhe zëvendëskryeministër – i Kryeministrit Zoran Djindjic, gjatë operacioneve për ta arrestuar Millosheviqin.

Vrasja e Gjingjiqit në vitin 2003 ndryshoi shumë gjëra në jetën e tij. Ai e kritikoi ashpër udhëheqjen e re të Partisë Demokratike të Boris Tadiqit, posaçërisht për politikat e tij për bashkëjetesë politike me, në atë kohë, Kryeministrin nacionalist Vojisllav Koshtunica. Shpejt më pas, kryesia e Partisë Demokratike e detyruan atë ta braktisë partinë.

Që atëherë, më 2004, ai e formoi “fraksionin Liberal Demokratik” përbrenda partisë Demokratike, një veprim që e shkeli statutin e partisë.

Menjëherë pasi që Jovanoviqi e formoi Partinë Liberal Demokrate, LDP, që më së shumti i tërhiqte të rinjtë dhe regjistroi 3.4 për qind në sondazhe edhe para se të hynte në ndonjë kampanjë zgjedhore.

Pozicionimi kyç i partisë ishte që Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës dhe se Serbia mundet të ketë progres vetëm pasi që të përfundojë procesi i pajtimit me Boshnjakët, Kroatët dhe Shqiptarët.

Ky qëndrim ka ngelur i njëjtë që ngaherë. Shembulli më i fundit i këtij lloji është debati televiziv i Jovanoviqit me Milirad Dodikun, President i Republikës Serpska, i mbajtur në shkurt, kur ai tha se Republika Serpska ishte ndërtuar mbi një gjenocid. Fjalët e tij tërhoqën kritika të ashpra nga dy anët e lumit Drina.

Kundërshtarët e tij politikë shpesh e kanë akuzuar për afërsi me mafinë serbe ndërsa disa mbishkrime e kanë akuzuar atë për përdorim të drogës. Dhe ai disa herë ka pasur fjalime serioze ku ka tingëlluar ashpër.

Në mars 2011, gjatë një seance parlamentare rreth luftës civile në Libi, ai iu referua libianëve si “kanibalë në Afrikë”.

Me moton “Jeta është e shkëlqyer”, Jovanoviqi mori pjesë në zgjedhjet presidenciale të 2008-ës dhe përfundoi i pesti me 5.34 për qind të votave. Që atëherë, ai është anëtar i opozitës në parlamentin e Serbisë.

Për zgjedhjet e përgjithshme të 2012-ës, lokale dhe presidenciale, ai vendosi të luftojë për “Të Vërtetën”, që dhe është motoja e kampanjës së tij. Për t’iu përkushtuar çështjes, ai premtoi se do të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë nëse zgjedhet president më 6 maj.

“Unë besoj se Serbia duhet të ketë një president i cili do të jetë president i gjithë popullatës, jo një kryetar partie që së pari shikon interesat e partisë të tij”, tha ai me 6 prill.

Tani për tani, pak do të kundërshtonin se “e vërteta” është se ai është politikani më mirë i veshur në Serbi. Është i martuar dhe ka katër fëmijë.