Arkiv - Makifete Saliuka
Makifete Saliuka Zgjidhet Anëtare e KGjK-së
10.8.2015 - 14:51
Lajmin për zgjidhjen e Saliukës e dha Zyra për Informim Publik dhe Protokoll e KGjK-së.
“Gjykata e Apelit më datën 5 gusht ka mbajtur takimin e kolegjiumit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për përzgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Ky proces është zhvilluar konform Rregullores mbi Zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillit Gjyqësor,” thuhet në njoftimin e KGjK-së.
Në procesin zgjedhor kanë marrë pjesë edhe dy kandidatë, ndërsa me shumicë votash është zgjedhur gjyqtarja Saliuka, precizon njoftimi i KGjK-së.
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës zgjidhen me një mandat pesëvjeçar.