Foto: BQK
Kush janë kandidatët e propozuar për anëtarë të bordit të BQK-së?
Kuvendi i Kosovës sot si pikë rendit të ditës ka votimin e tre anëtarëve të rinj të bordit të Bankës Qendrore.
Dy konkurse janë shpallur për të kompletuar bordin e BQK-së; njëri që kërkonte një anëtar dhe konkursi tjetër për dy anëtarë të tjerë.
Pesë persona kanë konkurruar për konkursin e parë. Ndërsa, në konkursin e dytë për dy anëtarë të bordit në garë janë shtatë kandidatë.
KALLXO.com ka siguruar CV-të e këtyre kandidatëve.
Në konkursin e parë në të cilën pritet të emërohet një anëtar jo ekzekutiv i bordit, në garë është Bashkim Nurboja, aktualisht profesor në UBT, ndërsa ka kryer doktoratën në Universitetin e Lubjanës në Fakultetin Ekonomik. Nurboja ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në Qeverinë Kurti I, në periudhën prill-qershor të vitit 2020.
Ai ka qenë kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidat për kryetar të Pejës nga kjo parti në zgjedhjet e vitit 2017.
Bashkim Nurboja ka punuar si profesor në Kolegjin Universum dhe u.d. prorektor për financa në Universitetin ‘Haxhi Zeka’; si asistent në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në UP.
Kandidati tjetër për pozitën e anëtarit të bordit të BQK-së është Bedri Peci. Ai ka doktoruar në Graz të Austrisë dhe në Universitetin e Prishtinës (sistemi modular).
Peci ka qenë kryetar i bordit të BQK-së në vitet 2014-2018, ndërsa më 2013-2014 ka qenë anëtar joekzeutiv i bordit të BQK-së. Peci më pas ka qenë kryetar i komitetit të auditimit të Bankës Qendrore.
Peci është anëtar i Panelit Këshillëdhënës në Elsevier, Amsterdam si dhe bashkëpunëtor i rregullt në Byron Ndërkombëtare për Dokumentacion Fiskal në Amsterdam si dhe Anëtar i Asociacionit Europian të Profesorëve të së Drejtës Financiare me seli në Amsterdam.
Ka qenë shef i katederës së shkencave juridike financiare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
But Dedaj, është pretendeti tjetër për anëtarë të bordit të BQK-së. Ai aktualisht është profesor asistent në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe ligjërues vizitor në Universitetin Cote d’Azur në Nice të Francës.
Dedaj gjatë viteve 2006 dhe 2007 ka qenë pjesë e Kuvendit të Kosovë, i cili kishte ofruar këshilla ekonomike dhe financiare kryetarit të Kuvendit ë Kosovës.
Dedaj ka qenë anëtar i grupit për dizajnim të ligjit për profesorët e rregulluar në Kosovë, anëtar i grupit për zhvillimin e strategjisë për sigurimin e cilësisë për Universitetin e Prishtinës, të Pejës dhe Prizrenit.
Mimoza Mustafa, e cila synon pozitën e anëtarit të bordit të BQK-së aktualisht është ligjëruese në Universitetin Amerikan në Kosovë. Ajo ka qenë pjesë e Bankës Qendrore nga viti 2005 deri në vitin 2015 si ekonomiste e lartë në Departamentin e stabilitetit financiar dhe analizave ekonomike.
Mustafa në periudhën e viteve 2002-2009 ka qenë asistente në Departamentin e matematikës në Universitetin e Prishtinës,
Dhe kandidatja tjetër është Kosovare Ukshini, e cila aktualisht është prodekane e Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB.
Ukshini ka të kryer doktoratën në Universitetin e Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut.
Për dy pozita të lira:
Në konkursin e dytë në të cilën pritet të emërohen dy anëtarë të bordit në garë është Behxhet Brajshori, i cili është profesor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) si dhe në Kolegjin AAB dega në Gjakovë.
Brajshori ka mbajtur pozitën e ministrit të Kulturës në vitet 2001-2007 dhe ishte deputet i Kuvendit nga radhët e LDK-së.
Brajshori ndër vite ka qenë zëvendësministër i Ekonomisë dhe Financave si dhe zv.ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Brajshori ka qenë pjesë e BQK-së që nga viti 2015, ndërsa nga 2018-2020 ka mbajtur pozitën e kryetarit të komitetit të auditimit në këtë institucion.
Ndërsa gjatë viteve 2004-2015 ka qenë anëtar i ekipit të ekspertëve për krijimin e strategjisë për arsimin e lartë në Kosovë.
Kandidati tjetër i cili synon njërën nga dy pozitat në bord të BQK-së është Driton Balaj. Ai është prodekan për çështje arsimore në Universitetin e Prishtinës.
Balaj ka qenë pjesë e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave gjatë viteve 2003-2007 si këshilltar i ministrit të asaj kohe.
Ai ka punuar si asistent në Universitetin e Prishtinës, dega në Mitrovicë si profesor asistent si dhe në Universitetin e Gjilanit “Haxhi Zeka”.
Kandidati tjetër, Petrit Gashi, është profesor asistent dhe asociuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Gashi ka qenë kryesues dhe drejtor në bordin e AKP-së në periudhën 2015-2018.
Gjatë periudhës 2010-2019 ka qenë këshilltar dhe ekspert i jashtëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Kandidati, Nuhi Mehmeti, aktualisht është anëtar joekzekutiv në bordin e Bankës Qendrore të Kosovës që nga viti 2015.
Ahmeti ka punuar në Postën dhe Telekomunikacionin e Kosovës si anëtar joekzekutiv gjatë viteve 2008-2013.
Nora Latifi Jashari, e cila ka konkurruar për anëtare të bordit të BQK-së është drejtoreshë ekzekutive e Institutit GAP që nga viti 2016, ndërsa para kësaj pozite ka qenë drejtoreshë e financave dhe menaxhere e projekteve në këtë Institut.
Nora Latifi Jashari, është master i arteve ndërsa ka punuar edhe si analiste e kredive për biznes në ProCredit Bank.
Kandidatja, Imrije Zeqiri, aktualisht është menaxhere e Departamentit të financave në UNI Sh.P.K.
Të njëjtën pozitë, Zeqiri ka mbajtur edhe në kompaninë Alfa Sh.P.K dhe Shega Trans Kosova Sh.P.K.
Dhe kandidatja e fundit është Edona Perjuci, e cila është asistente e rregullt në Fakuletin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Perjuci gjatë viteve 2002-2009 ka punuar në kanalin televiziv KTV si producente dhe autore.
Ndërsa ka qenë pjesë e ekipit të ShKACK për reformimin e programit të edukimit të këtij institucioni.
Banka Qendrore e Kosovës që nga maj i vitit 2020 ka mbetur me bord të pakompletuar.
Mungesa e këtij bordi ishte konsideruar si krizë edhe nga Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmti.
Emrat për anëtarë joekzekutiv të BQK-së, i dërgohen Kuvendit