Kryetari dhe 5 Zyrtarë Prizrenas Akuzohen për Korrupsion

Prokurori i ka ngritur akuzat kundër të pandehurve Ramadan Muja, Sadik Paçarizi, Avni Ademaj, Kadri Ukimeri, Abdullah Tejeci dhe Minir Krasniqi.
 
Ramadan Muja akuzohet në katër pika të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit. Minir Krasniqi akuzohet në dy pika të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit. Kadri Ukimeri, Avni Ademaj, Sadik Paçarizi dhe Abdullah Tejeci akuzohen secili në një pikë të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit, ka bërë të ditur  Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, nëpërmes një njoftimi shtypi.
 
Rasti përfshin pretendime për shfrytëzimin dhe përfitimin e kundërligjshëm nga toka që i takon Komunës së Prizrenit dhe vepra të tjera që kanë rezultuar me shkeljen e rëndë të drejtave të një numri të paditësve në konteste civile.