Qëndrimet e Xhavit Ukajt për taksën, bartjen e shamisë e shkëmbimin e territorit

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj tregon në një intervistë për KALLXO.com qëndrimet e tij sa i përket çështjeve të ndryshme të cilat morën vëmendje mediatike.

Cështja e taksës, ndërtimit të hidrocentraleve, termocentraleve, shkëmbimi i territoreve janë disa çështje për të cilat Ukaj dha qëndrimin e tij.

Ai thotë se posti i deputetit do të jetë posti i vetëm që do të mbajë ndërsa shton se në Komunën e Prizrenit njëra nga problemet kryesore këtë vit ka qenë papastërtia.

Tutje Ukaj shton edhe se gjigandi Trepça duhet të privatizohet ndërsa shton edhe se Telekomi i Kosovës duhet të shitet.

Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë me kandidatin Ukaj:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me shty nëse bëheni Deputet?

Xhavit Ukaj: Kauza ime është me i shty disa procese përpara, njëra ndër to është fusha e biznesit

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin, a keni me vazhdu me qenë Deputet apo keni me kalu në ndonjë post tjetër?

Xhavit Ukaj: Postin e Deputetit

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Xhavit Ukaj: Ka shumë prej tyre, një prej tyre janë taksat komunale, taksat e qerasë e tjera që duhet me u ulë

KALLXO.com: Cilat janë tre amandamentet e para që keni me i propozu?

Xhavit Ukaj: Këto duhet me u mendu

KALLXO.com: Cilat janë 3 problemet apo nevojat kryesore të komunës prej nga vini?

Xhavit Ukaj: Komuna jonë ka brengën më të madhe tani për tani këtë vit e ka pa pastërtinë, mbi ndërtimin e objekteve pa leje edhe problem tjetër është uji

KALLXO.com: A ka gjasa me e ndërru partinë ku jeni tash?

Xhavit Ukaj: Jo

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Xhavit Ukaj: Jo

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar ka me ndje më shumë përkrahjen tuaj si Deputete?

Xhavit Ukaj: Grupi i bizneseve dhe i bujqësisë

KALLXO.com: Cka do të bëni për përmirësimin e ambientit dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Xhavit Ukaj: Do të mundohemi deri në maksimum

KALLXO.com: A jeni për apo kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Xhavit Ukaj: Kundër

KALLXO.com: A jeni për apo kundër djegjes së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Xhavit Ukaj: Kundër

KALLXO.com: A jeni për apo kundër përdorimit të qeseve të plastikës?

Xhavit Ukaj: Kundër

KALLXO.com: A jeni për apo kundër shitjes së Telekomit të Kosovës?

Xhavit Ukaj: Po

KALLXO.com: A jeni për apo kundër ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit?

Xhavit Ukaj: Për

KALLXO.com: A jeni për apo kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë?

Xhavit Ukaj: Kundër

KALLXO.com: A jeni për apo kundër heqjes së tarifës me Serbinë?

Xhavit Ukaj: Kundër

KALLXO.com: A jeni për apo kundër ndërtimit të Hidrocentraleve në lumenjët e Kosovës?

Xhavit Ukaj: Kundër

KALLXO.com: A jeni për apo kundër mbylljes së Universiteteve publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjensia e Akreditimit?

Xhavit Ukaj: Kundër ato që sjanë të akreditume, normal.

KALLXO.com: A jeni për apo kundër monopolit në homologim?

Xhavit Ukaj: Kundër

KALLXO.com: A jeni për apo kundër martesave të gjinisë së njejtë?

Xhavit Ukaj: Kundër

KALLXO.com: A jeni për apo kundër bartjes së shamive në shkolla?

Xhavit Ukaj: Këtu s’kisha me pas përgjigje

KALLXO.com: A jeni për apo kundër kuotës së Deputetëve nga diaspora?

Xhavit Ukaj: Po

KALLXO.com: A jeni për apo kundër ri dizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Xhavit Ukaj: Po

KALLXO.com: A jeni për apo kundër heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Xhavit Ukaj: Po

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Xhavit Ukaj: Vet

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajtë gjatë kohës kur keni me qenë Deputete apo Ministre?

Xhavit Ukaj: Dy vende pune i kam momentalisht dhe dy vende pune i mbaj në vazhdim nëse bëhem Deputet

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe qfarë pasurie keni?

Xhavit Ukaj: Të hyrat mujore janë afër 1000 Euro

KALLXO.com:  A e keni pasurinë e përbashkët me bashkëshorten?

Xhavit Ukaj: Jo, do ta regjistroj në të ardhmen Brenda 5 viteve sigurisht

KALLXO.com: Herën e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru në spital privat apo publik?

Xhavit Ukaj: Në spital publik

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni Deputete, nëse sëmureni?

Xhavit Ukaj:  Njëjtë në publik

KALLXO.com: Fëmijët tuaj, a janë në shkolla publike apo private?

Xhavit Ukaj: Publike

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të pa punë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që keni me marrë mandatin?

Xhavit Ukaj: Kemi mjaft të papunësuar, nëse e meritojnë

KALLXO.com: Qysh keni me votu pëe fatin e Trepcës, me u privatizu apo me mbet në qeverisje shtetërore?

Xhavit Ukaj: Privatizu

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Xhavit Ukaj: Me projektet nga ana e komunës ku e përfaqësoj

KALLXO.com: Cili ka me qenë projekti apo puna me të cilën ju keni me lënë gjurmë si Deputete?

Xhavit Ukaj: Unë e thash edhe më herët qështja e bujqësisë dhe e bizneseve

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Xhavit Ukaj: Sa herë ka nevojë, numër skam por sipas nevojës

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti apo mandati?

Xhavit Ukaj: Unë mbaj shumë takime me qytetarë, për qdo ditë jam në takime sepse unë jam edhe këshillar, jam këshilltari më i votuar në Kosovë

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Xhavit Ukaj: Së paku 10 vite

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i inicu në komisionet ku keni me qenë pjesë?

Xhavit Ukaj: Nuk e di atë, varet, prej tash s’mundem me dhënë pyetje

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Xhavit Ukaj: Jo

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse Kryeministri ka aktakuzë?

Xhavit Ukaj: Jo në rast se nuk është e plotfuqishme

KALLXO.com: A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Xhavit Ukaj: Po

KALLXO.com: Sa Zëvendësministra duhet t’i ketë një Ministri?

Xhavit Ukaj: Dy Zëvendësministra

KALLXO.com: A keni me i votu për antarësim në borde të ndërmarrjeve publike dhe shoqërore njerëz që nuk i plotësojn kushtet për emërim?

Xhavit Ukaj: Jo

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Xhavit Ukaj: Po

KALLXO.com: A keni me i hapë dokumentet dhe faturat në Kuvend apo Ministri?

Xhavit Ukaj: Po