Qëndrimet e Arban Abrashit për homoseksualët, shamitë në shkolla dhe termocentralin

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi edhe pse që një kohë të gjatë në LDK nuk do të ndërroj parti.

Kështu ka thënë ai në një intervistë të gjatë për KALLXO.com në të cilën shpalos edhe mendimet e tij sa i përket çështjeve aktuale apo tematike në Kosovë.

Çështja e pensionistëve, e të rinjve e planet për këto dy kategori do të jenë një kauzë të cilën Abrashi do ta shtyjë në kuvend nëse fiton besimin dhe votën e qytetarëve për një mandat tjetër të deputetit.

“Po janë disa kauza që unë besoj ndërlidhen me punët që kam pasur si ish- ministër, mendoj se për moshat e treta për pensionistët duhet të bëhet shumë më shumë dhe kem plane ide konkrete se çka duhet të bëjmë dhe e dyta ka të bëjë me rininë, shumë politikan premtojnë shumë për rininë por kur janë në pushtet nuk po bëjnë kurrgjë për rininë në këtë rast me nda fonde për ta”, tha Abrashi.

Meqenëse Abrashi ka pasur edhe më herët një post tjetër përveç atij të deputetit, ai shton se edhe në qeverisjen e ardhshme nëse drejtohet nga Lidhja Demokratike të Kosovës, ndërrimin e postit do ta bëj duke u bazuar nga programet e subjektit politik të cilit i takon.

“Këtu varet prej partisë, me rëndësi është me fitu”, shtoi ai.

Abrashi tregon se në lidhje me taksat kësaj herë ai do të trajtonte diçka tjetër.

“Po mendoj se është diskutuar shumë për të ardhurat personale, për TVSH, unë kisha trajtu diçka tjetër, taksat për importin e veturave”, vazhdon të tregoj Abrashi për KALLXO.com, duke shtuar se tri nga amadamentet të cilat do të i propozoj në kuvend janë amendamente që lidhen me pleqërinë, fondet për të rinjtë duke mos harruar çështjen të cilën mendon ta ndjek gjatë mandatit të ardhshëm atë të importit të veturave.

Për të ju rikujtuar, Arban Abrashi në garat e fundit për të parin e Prishtinës, ka qenë kandidat nga radhët e po të njëjtës parti për të cilën tani kandidon si deputet.

Ai tregon cilat janë tri problemet kryesore të Komunës së Prishtinës.

“Prishtina ka shumë probleme, e para infrastruktura mendoj se duhet të ketë më shumë fokus nga qeveria për Prishtinën se deri tash qeveritë e kaluara janë marrë me autostrada e jo me Prishtinë, një problem tjetër me I madh është edhe komunikacioni duhet përkrahje në këtë aspekt, por prapë isha fokusu me mjedisin që lidhet me jetën tonë, me shpenzu ma shumë në parqe”, tregon ai në një intervistë për KALLXO.com.

Abrashi është i bindur se do të jetë përkrah LDK-së edhe të në ardhme pasi që nuk do të ndërroj parti, ndërsa deri më tani ende nuk i ka ndodhur që të votoj kundër qëndrimit të Grupit Parlamentar të LDK-së.

Personat me aftësi të kufizuara do të kenë përkrahje më të madhe të Abrashit nëse zgjidhet deputet.

Ai tregon edhe se cfarë do të ndërmarrë që Kosova të ketë një ambient dhe ajër të pa ndotur.

“Ma shumë fonde ma shume vetëdijesim dhe rregulla ma të ashpëra për ruajtjen e ambientit”, thotë Abrashi.

Në çështjet tematike të cilat janë diskutuar shumë shpesh edhe në seanca parlamentare por edhe në shoqëri e opinion Abrashi ka mendimet e tija.

Abrashi thotë se për ndërtimin e termocentralit të tretë më qymyr do të duhej ta shihte projektin, ndërsa tregon se duhet larguar qymyri nga përdorimi nëpër shtëpi gjatë dimrit.

Abrashi ka thënë për KALLXO.com se është kundër përdorimit të qeseve të plastikës dhe se është pro shitjes së Telekomit të Kosovës por pas rivitalizimit të tij.

Edhe për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit, Abrashi thotë se do të duhej ta shihte projektin së pari ndërsa është plotësisht kundër shkëmbimit të territoreve me Serbisë si dhe heqjes së tarifës me po të njëjtin vend, ani pse kjo tarifë ishte vendosur nga koalicioni PAN.

Sipas Abrashit në lumenjtë nuk ka hapësirë për hidrocentrale ndërsa është pro mbylljes së Universiteteve Publike nëpër Komuna nëse nuk akreditohen programet ga Agjencia e Akreditimit dhe nuk kanë kushte për të funksionuar.

Ai është kundër edhe monopolit në homologim e vendos të përgjigjet se ai as nuk është kundër as pro martesave në mes të gjinisë së njëjtë por është ashtu sic e parasheh ligji.

Në këtë rast Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk e ndalon martesën mes gjinisë së njëjtë por të kundërtën e kësaj e thotë ligji për martesë.

Në ligj i caktuar për bartjen e shamisë në shkolla nuk ekziston ende ndërsa si zëvendësi është një Udhëzim Administrativ i nxjerrë në vitin 2010 nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i cili ndalonte mbajtjen e shamisë në shkolla fillore dhe të mesme publike.

Në lidhje me kuotën për deputetë nga diaspora, Abrashi përgjigjet shkurt se “është mirë me i ndihmu”.

Abrashi thotë se është për ridizajnimin e skemës për veteranët e luftës dhe se kartoni i gjelbër për diasporën do të duhej të hiqej.

Fushatën e Abrashit po e financon, kuvendi fondet publike, ndërsa thotë se përveç postit të deputetit nuk ka ushtruar ndonjë post tjetër ndërsa tani ka edhe pozitat e tjera brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Të hyrat mujore të Abrashit janë paga mujore ndërsa ka edhe një pasuri të përbashkët familjare.

Pasuria e përbashkët e Arban Abrashit me familjen e tij sipas deklarimit në Agjencinë kundër korrupsionit prek shifrën e 1 milion e 110 mijë eurove ndërsa sipas deklarimit për të hyrat vjetore të tij, prekin shifrat e 21 mijë e 15 eurove si ish- deputet i Kuvendit të Kosovës.

Pasuria e Arban Abrashit e deklaruar në AKK

Nën buzëqeshje Abrashi tregon se ka pasuri të përbashkët me bashkëshorten e tij, duke shtuar se banesa ë të cilën jetojnë është e tëra në emër të bashkëshortes së tij.

Ai tregon tutje se nuk është sëmurë për të vizituar ndonjë nga spitalet qoftë publike apo private por thotë se kontrolla ka kryer në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Fëmijët e kandidatit të LDK-së ende nuk janë në shkolla pasi që janë ende të vegjël. Ai thotë se kur të vie koha për shkollim të fëmijëve do të diskutoj me bashkëshorten se ku do t’i dërgojnë në shkolla publike apo private.

Abrashi nuk beson se mund të ndikoj në punësimin e familjarëve të tij pasi që sipas të njëjtit, nuk ka ndonjë person në familjen  e ngushtë të cilin e ka të papunë.

Një çështje tjetër e cila ka hapur debate prej më të ndryshmeve në opinion ka qenë edhe privatizimi apo jo i gjigandit Trepça.

Sipas Abrashit në lidhje me këtë çështje do të duhej të bëhej një rivitalizim dhe një partneritet publiko-privat në mënyrë që “të ngjallë Trepçën”.

Vota e Abrashit për buxhet do të kushtëzohet vetëm nëse projektet lidhen me rini pasi që sipas tij do të duhej të kishte më shumë buxhet për ta.

Abrashi thotë se do të parashtroj 13 pyetje gjatë një viti, nëse merr mandatin ndërsa takimet sikurse tani thotë se do t’i ketë të njëjta nëse merr mandatin, pra të përditshme.

Në lidhje me importimin e veturave në Kosovë, Abrashi thotë se duet të krijohet një reformë e re dhe të lehtësohet importi dhe nëse ndodh kjo atëherë veturat më të vjetra se 7-8 vite nuk duhet të lejohen në Kosovë.

Më shumë se tri dëgjime publike do të i inicioj Abrashi në komisionet ku do të jetë pjesë.

Abrashi ka thënë në intervistën për KALLXO.com se do të jap dorëheqje nëse i ngritët aktakuzë ndërsa nuk tregon saktë nëse e voton një qeveri nëse kryeministri ka aktakuzë por thotë se “varet ga vetë kryeministri, ne shkojmë bashkë si ekip”.

Abrashi ka treguar edhe se e voton një qeveri që ka mbi 15 ministri ndërsa thotë se cdo ministri duhet të ketë një zëvendës ministër ndërsa janë disa nga ministritë që kërkohet të jenë nga dy për shkak të departamenteve të ndryshme.

Abrashi tregon edhe nëse do të i votoj për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike dhe shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim.

“Parimisht jo po shpresoj që edhe komisionet mos të sjellin në kuvend njerëz që nuk i plotësojnë kushtet”, thotë ai.

Në fund të intervistës për KALLXO.com, Abrashi thotë se fondet e partisë si dhe dokumenteve dhe faturave për pozitën e tij të ardhshme coftë në ministri apo kuvend do të jenë transparente.