Erolld Belegu i AAK-së ka shitur aksionet e kompanive, i hyn garës pa biznese

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Erold Belegu ka thënë se është kundër monopolit që kohë më parë kolegu i tij nga partia, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj ia vazhdoi një kompanie një gjë të tillë. Biznesmeni ka thënë në KALLXO.com se i ka shitur aksionet në biznese dhe tani ka vetëm pagën dhe të hyrat nga shitja e aksioneve.

Në një intervistë për KALLXO.com, këshilltari i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se është për ndërtimin e termocentralit të tretë me qymyr ndërsa ai tha se edhe privatizimi i Telekomit të Kosovës duhet të ndodhë përmes një procesi të mirëfilltë.

Ai ka qenë i rezervuar kur është pyetur për martesat në mes të gjinisë së njëjtë, ndërsa ka thëën se është kundër bartjës së shamisë në shkolla në Kosovë.

Por, i bindur në përgjigje ka qenë kur ka folur për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.

Definitivisht, për”, deklaroi ai.

 

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të AAK-së, Erolld Belegu:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?

Erolld Belegu: Unë mendoj që ekspertizat që jam marr gjatë kohës këshilltar i kryeministrit kryesisht kanë qenë, ekonomike, çështjet e zhvillimit të ushtrisë dhe sporti e kultura. Unë mendoj që imlimentimi i ligjit për sponzorizim, ndihma e më tutjeshme në sport, mendoj që është një sektor i rëndësishëm, edhe në punësim, sikurse zhvillimi ekonomik i vendit, janë ndër prioritetet e këtij vendi.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Erolld Belegu: Në parim, pasi që vij nga biznesi, mendoj që punën më mirë e kisha kryer në ekzekutiv, por ajo do të varët edhe nga vendimi i parisë.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Erolld Belegu: Në parim mendoj që taksat duhet me i ulë gjithnjë e më shumë, nuk mendoj që duhet me u rritë në diçka taksat, pra mendoj që vetëm të zgjerohet lista e lirimeve ndaj tatimit.

KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?

Erolld Belegu: Nuk kam menduar për këtë punë.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Erolld Belegu: Unë mendoj që Prishtina trafikun e ka problemin numër një. Mendoj që me unazën që tashmë është në projekt me Bashkimin Evropian dhe duhet të zgjidhet pjesërisht ky problem. Realizimi i Prishtinës së re duhet të jetë prioriteti numër dy dhe në parim unë kam qejf sa më shumë gjelbërim sa më shumë lule.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Erolld Belegu: Nuk besoj, unë deri sot nuk kam hy në politikë për me pas simpati për parti të ndryshme, po hera e parë që kam vendos me u kyç dhe besoj se do të qëndroi në Aleancë tërë jetën time.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Erolld Belegu: Varet për çka.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Erolld Belegu: Unë mendoj që kohëve të fundit është bërë mjaftë për sport, prandaj sportistët mensoj që gjithnjë e më shumë do ta ndjejnë ndihmën e shtetit dhe sigurisht që këtu do të përkujdeshëm që ligji për sponzorizim, të zbatohet në përpikëri.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Erolld Belegu: Ne e dimë që ndotësi më i madh është termocentrali Kosova A dhe Kosova B, për Kosovën B tanimë është propozuar që të ndërrohen filtrat dhe të bëhet riparim dhe mendoj që mbyllja e termocentralit Kosova A dhe ndërtimi i një termocentrali modern, me ndotje më të vogël.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Erolld Belegu: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Erolld Belegu: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Erolld Belegu: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Erolld Belegu: Në proces të mirëfilltë të privatizimit, për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Erolld Belegu: Definitivisht, për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Erolld Belegu: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Erolld Belegu: Kundër, deri në njohje të plotë në territorin ekzistues.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Erolld Belegu: Për, nëse respektohen lejet ambientale.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Erolld Belegu: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Erolld Belegu: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Erolld Belegu: Nuk i suportoj por as, si të them as pro as kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Erolld Belegu: Në Kosovë, kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Erolld Belegu: Nuk kam ndonjë mendim, mendoj që diaspora është pjesë e komunitetit, në parim për.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Erolld Belegu: Mendoj që duhet të rregullohet mirëfilltë skema.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbërt për diasporën?

Erolld Belegu: Jam për ne me hy në kartonin e gjelbër që e rregullon këtë çështje.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Erolld Belegu: Vetë.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Erolld Belegu: Unë për mometin nuk kam ndonjë biznes, realisht e kam një biznes të vogël, aty i kam tre punëtor apo katër.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Erolld Belegu: Për momentin të hyrat i kam vetëm prej Qeverisë, rrogën e Qeverisë, përndryshe për shkak që i kam shitur aksionet në të gjitha kompanitë, mjetet që do të më vijnë në vitet e ardhshme më mjaftojnë për një jetë të rehatshme.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nese jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Erolld Belegu: Jo, se jam i ndarë dhe kur jemi ndarë gruaja  e ka marr një pjesë të madhe pasurisë.

KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Erolld Belegu: Herën e fundit në spital privat sepse kam sigurim shëndetësor.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Erolld Belegu: varet për çka, për disa çështje ende mendoj që spitali i shtetit është më i mirë.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Erolld Belegu: Njëri e ka kry, të dytë e kanë kryer në shkolla private.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Erolld Belegu: Të dy familjarët punojnë në bizneset e mija kështu që nuk e kam asnjë në të shtetit.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Erolld Belegu: Unë mendoj që nëse gjendet investitori i mirëfilltë, i cili do të investoj sepse Trepça kërkon shumë mjete, mendoj që Trepça duhet të privatizohet, natyrisht duke pasur kujdes edhe për aksionaret që në këtë rast janë 20% punëtoret.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Erolld Belegu: Nuk mendoj që do  të bëj kushtëzime për votën për buxhet, mendoj që është një çështje e Qeverisë dhe projeksioni i Ministrisë së Financave duhet të jetë që ta përkrahim ne sepse pretendojmë që ta kemi këtë ministri kësaj radhe.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Erolld Belegu:  Një angazhim i madh sidomos në reformat në ekonomi, të cilat duhet të u mundësojnë investime bizneseve të jashtme, sigura e tyre. Edhe sporti dhe rinia, unë do të angazhohem që Kosova të shpallet shtet i sportit.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Erolld Belegu: Nuk mendoj që kjo është me numër. Nuk do të jem deputet që parashtron pyetje vetëm sa për të parashtruar pyetje.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Erolld Belegu: Mendoj që me qytetarët takohem çdo ditë, edhe sa kam qenë këshilltar i kryeministrit çdo kujtë ju kam lajmëruar në telefon kur ka pasur nevojë për ndihmën e zyrës së kryeministrit.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Erolld Belegu: Unë mendoj që ligji i cili është momentalisht duhet të mbahet për shkak se makinat e vjetra mund të jenë të lira kanë defekte e ndotin ambientin dhe thjeshtë mendoj që Kosova nuk duhet të jetë vendi që importon bërllokun e Evropës.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Erolld Belegu: Aspak nuk jam i familjarizuar me punën e komisioneve dëgjimeve publike kështu që nuk mundem me dhanë përgjigje.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Erolld Belegu: Nëse më ngitet për korrupsion apo çka do të tillë, po.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Erolld Belegu: Mendoj që kjo çështje duhet të vendoset nga vetë kryeministri, në rastin konkret kryeministri Haradinaj do të merr Qeverinë, nuk besoj që do të ketë aktakuzë edhe kur ka pasur ai ka dhënë dorëheqje dy herë. Nëse  është dikush tjetër e nuk don me dhënë dorëheqje, do të angazhohem.

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Erolld Belegu:  Në parim nuk kisha dashur që Qeveria me i pas mbi 15 ministri. Unë do të jem zë kundër që mos të kemi më shumë se 15 ministri.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Erolld Belegu: Dy.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Erolld Belegu: Jo.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Erolld Belegu: Kjo është çështje për sekretariatin e partisë, unë nuk kam qasje në ato dhe nuk e di.

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Erolld Belegu: Po more, pse jo. Në zyrën e kryeministrit u kemi jep qasje mediave.