Deputeti i LDK-së pro ndërtimit të Termocentralit të tretë me qymyr

Kandidati për deputet, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hysni Gërguri ka thënë se ndërtimi i Termocentralit të tretë me qymyr është në të mirë të Kosovës sa i takon zhvillimit ekonomik.

Ai në një intervistë për KALLXO.com i është përgjigjur 46 pyetjeve, çështjeve tematike e specifike të cilat morën vëmendje në opinion e shoqëri.

Tutje, Gërguri thotë se kauza e tij do të jetë rregullimi i sistemit të shëndetësisë, mbrojtja e punëtorëve shëndetësorë dhe mbrojtja e pacientëve.

Gërguri ka thënë edhe se për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit duhet të merret mendimi i qytetarëve të Dukagjinit ndërsa premton se do të jetë transparent në publikimin e fondeve të partisë të cilës i takon si dhe faturave të shpenzimeve të postit që pretendon të marr.

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse boheni deputet?

Hysni Gërguri: Kauza kryesore që do të shyej përpara, nëse bëhem deputet është kauza për forcimin e shëndetësisë, me i dhanë sa ma shumë rëndësi  shëndetësisë dhe do të jem avokat i përhershëm në mbrojtje të punëtorëve shëndetësorë dhe pacientëve.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Hysni Gërguri:  Nëse marr mandatin do të mbetem deputet.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Hysni Gërguri:  Nuk besoj se duhet me u rrit ndonjë taksë.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Hysni Gërguri:  Nevojat kryesore të Komunës së Vushtrrisë është, ujësjellësi, kanalizimi dhe infrastruktura.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Hysni Gërguri:  Jo asnjëherë.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Hysni Gërguri:  Asnjëherë.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Hysni Gërguri: Sic edhe  theksova, punëtorët shëndetësorë, pacientët dhe jam përkrahës i madh i sportistëve

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Hysni Gërguri:  Do ta shtroj këtë pyetje edhe në kuvend, si mjek që jam, që të kemi sa ma pak ajër të papastër, sidomos Prishtina është e ndotur shumë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Hysni Gërguri: Për. Për shkak të zhvillimit ekonomik sepse i duhet Kosovës.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegjes së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Hysni Gërguri: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Hysni Gërguri: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Hysni Gërguri:  Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Hysni Gërguri:  Jam që të pyeten qytetarët e rrafshit të Dukagjinit.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Hysni Gërguri:  Kategorikisht kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Hysni Gërguri:  Jam të mbetet tarifa.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Hysni Gërguri:  Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Hysni Gërguri:  Për mbyllje.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Hysni Gërguri:  Jam kundër monopolit.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Hysni Gërguri:  Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Hysni Gërguri:  Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Hysni Gërguri:  Jam për.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Hysni Gërguri:  Për ridizajnim.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbërt për diasporën?

Hysni Gërguri:  Jam për heqjen.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Hysni Gërguri:  E financoj vetë.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajtë gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Hysni Gërguri:  Unë do ta mbaj vetëm postin e deputetit dhe ordinancën time ku punoj.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Hysni Gërguri:  Të hyrat mujore sillen rreth 10 mijë euro bruto në ordinancën time private.

KALLXO.com: A e keni pasurine e perbashket me grune/burrin? Nese jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Hysni Gërguri:  Po.

KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Hysni Gërguri:  Spital privat, operacion në kurriz.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të beheni deputet nëse sëmureni?

Hysni Gërguri:  Do të shkoj në spitale shtetërore por kam pas rast urgjent.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Hysni Gërguri:  Publike.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Hysni Gërguri:  Dy djemt mjek i kam të papunë dhe nuk pres që do të punësohen as gjatë mandatit tim.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Hysni Gërguri:  Nën qeverisje shtetërore.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Hysni Gërguri:  Me projekte për shëndetësi.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Hysni Gërguri:  Do të lë gjurmë në mbrojtje të punëtorëve shëndetësorë dhe pacientëve, që asnjë pacient të mos vuaj sidomos për barna esenciale dhe barna për të sëmurët me kancer.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Hysni Gërguri:  Aq sa është e nevojshme.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Hysni Gërguri:  Për një vit 5 takime, gjatë mandatit 20.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Hysni Gërguri:  Më të vjetra se 10 vjet.

KALLXO.com: Sa degjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Hysni Gërguri:  Sa herë të jetë e nevojshme.

KALLXO.com:  A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Hysni Gërguri:  Po menjëherë.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Hysni Gërguri:  Po menjëherë.

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Hysni Gërguri:  Preferoj që qeveria të jetë me më pak. Do e votoj nëse e votojnë edhe kolegët e tjerë.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Hysni Gërguri:   Sbesoj se duhet më shumë se një.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Hysni Gërguri:  Jo.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Hysni Gërguri:  Po.

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Hysni Gërguri:  Po.