Holandezja me Varkë Rreth Botës

Laura Dekker përfundoi udhëtimin e saj historik dhe kontraverz rreth botës e cila ka lundruar e vetëm në varkën e saj me vela. 

Jozyrtarisht del se Dekker është lundruesja më e re në botë që ka udhëtuar e vetme. Në vitin 2010, australiania Jessica Watson kishte përfunduar udhëtimin e saj disa ditë para datëlindjes së saj të 17’të.

Por gazetarët e lundrimit thanë, dhe ekipi i saj nuk e ka mohuar, se rruga e saj ishte më pak se 21,600 milje nautike, e cila është gjatësia e ekuatorit dhe distanca në përgjithësi është përdorur për rekorde lundrimi përreth botës. 

Dekker ishte 14 vjeçare kur filloi udhëtimin në 21 gusht, 2010 në Gjibraltar dhe pastaj vazhdoi përgjatë perëndimit nëpër oqeanin Atlantik, përmes kanalit të Panamasë, përgjatë Paqësorit, oqeanit Indian, përreth kepit Shpresa e Mirë, dhe në fund arritja e saj përfundimtare në Karaibe. 

Udhëtimi për pak nuk mundej të fillonte, jo për shkak të problemeve në det, por për shkak të betejës së madhe ligjore nga autoritetet holandeze që donin të ndalonin vashën e re për të lundruar për shkak të sigurisë së saj.

“Kam ndjenjë që ka qenë dje por edhe në të njëjtën kohë më duket që ka qenë shumë kohë më para,” thotë Dekker, e cila në fakt kishte lindur në një anije në një port të Zelandës së Re.