Arrestohet Silikonbërësi i Gjinjve në Francë

Themeluesi i gjinjve artificialë ‘Poly Implant Prothese’ Jean-Claude Mas, 72, është mbajtur në shtëpinë e tij në Six-Fours-les-Plages, raportojnë reporterët burimet e policisë.

Në vitin 2010, Franca kishte ndaluar impiantet PIP të bëra nga silikoni me shkallë të ulët industrial, nga frika se ato mund të thyhen dhe rrjedhin.

Besohet se deri në 400,000 gra në 65 shtete iu janë dhënë këto impiante, raporton BBC.

Mas mbetet në shtëpinë e tij gjersa kryen hetimet – ashtu siç kërkohet nga ligji francez. 

Ai ishte nën hetime kur zbuloi në një intervistë me policinë vitin e kaluar që firma e tij PIP i ka urdhëruar të fshehin silikonin e paautorizuar kur inspektorët kishin vizituar fabrikën. 

Ai i tha policisë në një intervistë vitin e kaluar se PIP kishte mashtruar inspektorët Europian të sigurisë për 13 vite. 

Por ai kishte insistuar se silikoni nuk përbën kërcënim për shëndetin e grave dhe kishte kritikuar autoritetet franceze që ofronin të paguanin për largimin e tyre sepse i vënin gratë në një ‘rrezik operacioni’. 

Një rast i rrallë i kancerit të gjirit është raportuar kohëve të fundit në Francë. 

Ekspertët francëes dhe amerikan sugjerojnë se është rreziku i vogël por në rrtije i këtij kanceri tek gratë me implantim të gjinjve në përgjithësi. 

Në Francë, 30,000 gra kanë qenë të këshilluara të tërheqin impiantet dhe 2,700 prej tyre kanë paraqitur ankesa kundër Mas’it. 

Ai kishte thënë se nuk ka ‘asgjë’ për t;iu thënë grave për tu përball me operacionin e largimit të silikonëve dhe që viktimat kanë paraqitur ankesa ‘për të bërë para’. 

Policia ndërkombëtare, Interpol tha se Mas po ashtu kërkohej në Kostarika për shkak të një akuze për vozitje në gjendje të dehur.