FOTOGALERI: Kosova mban stërvitjen e fundit para ndeshjes me Maltën

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sonte stërvitjen e fundit para ndeshjes me Maltën.

KALLXO.com ka përcjellë nga afër stërvitjen e Kombëtares të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në stërvitje kanë qenë prezentë të gjithë lojtarët dhe duket se janë në formën më të mirë për ndeshjen e nesërme.

Ndeshja luhet nesër me fillim prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Këto janë fotot e fotoreporterit të KALLXO.com, Atdhe Mulla.