Foto – Vetura godet semaforin në Prishtinë

Një vetëaksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë, përkatësisht në udhëkryqin afër Mensës së Studentëve.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com, se sot rreth orës 14:20 një veturë ka goditur shtyllën e semaforit, pjesët e të cilit janë shpërndarë afër zebrave në rrugë.

Nga aksidenti në fjalë, mësohet se nuk ka ndonjë person të lënduar.

Këto janë fotografitë nga vendi i ngjarjes që janë dërguar në KALLXO.com:

 

12 Qershor 2019 - 15:07

Emirjeta Vllahiu 12/06/2019 - 15:07
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend