Vendi ku u sulmua drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj - Foto: KALLXO.com

Foto: Vendi ku u Rrah Drejtori Sokol Zogaj

Hyrja e tij në lagjen Ulpiana ka qenë e përgjakur ndërsa Policia ka analizuar provat në vendin e ngjarjes.

Dy sulmuesit sipas të dhënave të deritanishme të maskuar me maska e dorëza kanë sulmuar me shufra hekuri Zogajn në hyrjen e ndërtesës së tij.

Të njëjtit kanë ikur në drejtim të panjohur duke e lënë eprorin e burgjeve të shtrirë përtokë.

Zogaj për momentin është duke marrë tretman në QKUK ndërsa KALLXO.com mëson se plagët e tij në kokë nuk përbëjnë rrezik për jetë.

Sokol Zogaj është ushtrues detyre i drejtorit të burgjeve për rreth një vit. Në mandatin e tij kanë ndodhur ndryshime përfshirë suspendimin e një varg drejtorësh të burgjeve dhe drejtorëve në Drejtorinë e Burgjeve.

 

Vendi ku ndodhi sulmi ndaj Sokol Zogajt – Foto: KALLXO.com