Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Fëmija Ther me Thikë Fëmijën

Policia ka arrestuar në Suharekë një të mitur nën dyshimin se i njëjti, pas një fjalosjeje, e ka goditur me thikë një person tjetër të mitur.

Ngjarja, sipas raportit të Policisë, ka ndodhur dje rreth orës 13:10 në Suharekë.

Viktima, djalë i lindur më 2004, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti nga Policia po trajtohet si lëndim i rëndë trupor.