EULEX thotë se nuk mori pjesë në aksionin e Policisë së Kosovës në veri

EULEX ka mohuar të ketë marrë pjesë në aksionin e Policisë së Kosovës i kryer ditën e martë nga Policia e Kosovës.

Në një komunikatë për media, misioni i EULEX tha se raportimet e disa mediave janë të pasakta.

“Për sa i përket raportimeve të fundit të cilat janë publikuar sot në një numër të mediumeve, EULEX-i dëshiron të theksojë se ky Mision nuk ka qenë asnjëherë dhe në asnjë mënyrë i përfshirë në operacionin e Policisë së Kosovës të quajtur “Kontrabanda”, i cili është kryer të martën që shkoi më 28 maj. Prandaj, s’do mend të kuptohet se, asnjë pjesëtar i EULEX-it nuk është ndaluar për asnjë moment në lidhje me këtë”, thuhet në njoftimin e EULEX.

Sipas misionit ndërkombëtar për sundimin e ligjit në Kosovës, EULEX do të vazhdojë të i kryejë detyrat e veta në përputhje me mandatin që ka.

https://kallxo.com/pamje-aksion-i-gjere-i-policise-kunder-kontrabandes-ne-veri/

.