Eskorta e ambasadores turke e përfshirë në aksidentin me fatalitet në Mramor

Në aksidentin i cili ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Mramor, është përfshirë edhe eskorta e Ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti tha për KALLXO.com se ambasadorja është njëra nga katër personat e lënduar, e cila po trajtohet në QKUK.

Dy persona kanë vdekur si pasojë e aksidentit i cili ndodhi në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor.

Lajmin  për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti tha se në aksidentin në të cilën janë përfshirë tri automjete, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore, dy prej të cilëve kanë vdekur në vendin e ngjarjes.

“Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që katër personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti për KALLXO.com.

https://kallxo.com/dy-te-vdekur-kater-te-lenduar-ne-aksident-trafiku-ne-mramor/