Foto: Kallxo.com

Enver Sekiraqa Kthehet në Burgun e Dyzit

Enver Sekiraqës nuk i ka zgjatur qëndrimi jashtë grilave më shumë se 30 orë.

Para pak çastesh, ai është marrë nga njësitet speciale të Policisë për t’u dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës për ta vazhduar vuajtjen e dënimit.

Vendimin për kthimin e Sekiraqës në burg e konfirmoi për KALLXO.com drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

“Po, sipas informatave që kemi, është dhënë urdhër nga Gjykata e Apelit që Enver Sekiraqa të kthehet në burg. Ai do të kthehet në burgun ku ka qenë. Kërkesa për kthimin në burg është bërë nga të njëjtit që e kanë lënë në arrest shtëpiak Enver Sekiraqën”, tha Sokol Zogaj.

Vitin e kaluar, Sekiraqa u dënua me 37 vjet burg nën akuzën për vrasje.