Mundësi punësimi në BIRN
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese në Rajon – BIRN, kërkon gazetarë për edicionin në internet (www.BalkanInsight.com), për të mbuluar lajmet nga fusha politike, sociale dhe ekonomike nga Kosova (një korrespodent nga Prishtina dhe një nga Mitrovica).
Detyrat e këtyre pozitave përfshijnë:
• kronika ditore lajmesh, shkrim analizash dhe hulumtimesh
• shpërndarje tekstesh nëpërmjet rrjeteve sociale në internet
Kandidatët e interesuar duhet të jenë persona dinamikë, të hapur, punëtorë dhe të përkushtuar, që posedojnë veçoritë në vijim:
• së paku pesë (5) vite përvojë si gazetar,
• interesim të veçantë për gazetari në terren,
• njohje të shkëlqyeshme të gjuhës angleze (shkrim, lexim, të kuptuar dhe të folur)
• përvojë të punës me media ndërkombëtare,
• njohje të gazetarisë raportuese në internet, interesim në gazetari interneti dhe njohje të metodave të shpërndarjes nëpërmjet faqeve të rrjeteve sociale,
• shkathtësi të larta kompjuteri.
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në e tyre, një letër motivimi dhe dy referenca nga punëdhënësit e mëhershëm (të gjitha në gjuhën angleze), në adresën e emalit [email protected], më së largu deri më 15 shator 2011.
BIRN inkurajon aplikuesit nga të dy gjinitë, si dhe ofron mundësi të barabartë për të gjithë personat e interesuar, pa kurrfarë paragjykimi mbi baza fetare, etnike apo politike.