Jeta në Kosovë diskuton për reformën zgjedhore

Sonte, Jeta në Kosovë, flet për reformat për zgjedhje.

Çfarë pune ka bërë Komisioni për Reformën Zgjedhore?

Sa zona zgjedhore do të ketë në Kosovë? A do të jenë listat e hapura, apo të mbyllura?

Cili do të jetë pragu zgjedhor, të cilin partitë politike duhet ta kalojnë tash e tutje?

Si të sigurohemi që në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë vjedhje votash?

A ka gjasa që Kosova të sigurojë eliminimin e dukurisë së vjedhjes së votave përmes Votimit Elektronik me Identifikim Biometrik?

Për të diskutuar për këto çështje, Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Halit Krasniqi – Anëtar i PDK-së në Komisionin për Reformën Zgjedhore;

Imri Ahmeti – Anëtar i LDK-së në Komisionin për Reformën Zgjedhore;

Alban Krasniqi – Përfaqësues i Vetëvendosjes në KQZ;

Faik Ispahiu – Drejtor ekzekutiv, Internews Kosova;

Jetmir Bakija – nga Instituti Demokracia për Zhvillim.