Jeta në Kosovë diskuton për shëndetësinë publike
Këtë të enjte, Jeta në Kosovë transmeton debatin për gjendjen në shëndetësinë publike.
Cilat janë të gjeturat dhe rekomandimet e raportit vjetor të BIRN-it, i cili analizon gjendjen në shëndetësi?
Pse edhe 12 vjet pas lufte ka mungesë barnash esenciale nëpër institucione shëndetësore?
Pse nuk janë unike shërbimet shëndetësore në nivel vendi?
Pse spitalet nuk i shfrytëzojnë kapacitet që i kanë?
Kur do të miratohen ligji për shëndetësi dhe ai për sigurime shëndetësore?
A janë këto ligje, çelës i zgjidhjes së problemeve në këtë fushë?
Për të diskutuar për këto tema, Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Curr Gjocaj – drejtor i Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë;
Haxhi Avdyli – Grupi për Shëndetësi, LDK;
Time Kadrijaj – Komisioni parlamentar për Shëndetësi, AAK;
Alban Selimi – gazetar, BIRN.
Gjithashtu BIRN-i transmeton dhe reportazhin e gazetarit Alban Selimi që tregon se çka ka gjetur ekipi televiziv, natën kur ka vizituar disa qendra të mjekësisë familjare.
Jeta në Kosovë, çdo të enjte në 20:20, dhe repriza, të nesërmen në mesditë.