Video: Reagimi i policisë nëse tentohet të vidhet Banka Qëndrore

Në një situatë reale kamerat e rubrikës “Policia”kanë filmuar reagimin e policisë në rast sulmi ose tentim vjedhje në Bankën Qëndrore të Kosovës. Në video material mund të shihet gadishmëria e policisë për të reaguar shpejt për të parandaluar grabitje edhe në orët e vona të natës. Alarmi  i bën të intervenojnë njësitë e policisë në Prishtinë. Dhjetëra policë e rrethojnë objektin e bankës pas dyshimeve se alarmi mund të jetë i  vërtetë. Pas kontrollit policia verifikon se alarmi ka qenë i shkaktuar nga një defekt i siguresave.
Ndiqni operacionin e policisë.