Kanabis ‘Made in’ Kosova

“Drejtësia në Kosovë” ju sjell reportazhin ekskluziv  për  kultivimin e kanabisit.

Në xhirimet e kryera në  rrethin e Pejës  ekipet e “Drejtësia në Kosovë” kanë ndjekur hap pas hapi njësitë e antidrogës në zbulimin e plantacioneve të kanabisit

Aksionet të cilat nisën pas veprimeve të Policisë Shqiptare në Lazarat dhe Veriun e Shqipërisë dokumentojnë tentativat e kultivuesve të marijuanës për të krijuar zona ku mbillet kanabisi në Kosovë.

Në edicionin e së premtes “Drejtësia në Kosovë” sjell filmimet e zhvilluara në malet e fshatit Krushevc të Pejës ku në një zonë malore ishin mbjellë tetë plantacione kanabisi.

Reportazhi tregon angazhimin e policëve hetues në zbulimin e kultivuesve të këtyre bimëve, e po ashtu sjell reagimin e personave të dyshuar kur ata kuptojnë se policia u ka zbuluar plantacionet.

Po ashtu, reportazhi sjell detaje për planifikimin e disa prej aksioneve më të gjera anti-kanabis në vend. Detajet me momentet me të rrezikshme dhe më të paparashikuara me të cilat u përball policia.

Xhirimet nga operacionet e fshehta të zbulimit të parcelave dhe  pronarëve të plantacioneve.

Dhe krejt në fund filmimet nga djegia dhe asgjësimi i bimëve të kanabisit.

“Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte nga ora 20 e 20 në Radio Televizionin e Kosovës dhe repriza jepet të hënën në mesditë.