VISAR MORINA: SHEMBULL I SUKSESIT

Emisioni “Jeta në Kosovë” sot i kushtohet filmit “Babai”, kandidatit kosovar për “Oskar” në kategorinë e “Filmit më të Mirë të Huaj”.

Këtë të enjte në Jeta në Kosovë në orën 20:20 ndiqeni debatin me artistët që fituan çmime në festivalet e Evropës për punën e tyre në filmin “Babai”.

Cilat janë peripecitë nëpër të cilat kaloi Visar Morina, regjisor, prej momentit që e filloi realizimin e këtij filmi para 7 vjetëve?

Cilat janë temat që e preokupojnë këtë autor?

Ndiqeni “Jetën në Kosovë” me edicion special nga premiera e filmit “Babai” në “Dokukino” të Prizrenit të enjten në orën 20:20.