MËRGIMTARËVE U VIDHEN MAKINAT

“Drejtësia në Kosovë” ju sjell hulumtimin për makinat e vjedha  të mërgimtarëve. Mujë Qerimi, mërgimtar nga Zvicra, ka rrëfyer për vjedhjen e makinës së tij dhe ofertat të cilat i janë bërë për ta riblerë atë.

Qerimi  rrëfen për  mënyrën se si funksionojnë rrjetet e vjedhjeve dhe çfarë pajisjesh  përdorin ato.

Në rrëfimin e tij mërgimtari nga Zvicra ka dëshmuar për ofertat që u bëhen mërgimtarëve për t’i riblerë makinat e tyre të vjedha  dhe për paaftësinë e Policisë së Kosovës për t’i ndjekur hajnat e makinave në Veriun e Mitrovicës.

Në rrëfimin  tjetër mërgimtari Artoj Jashari dëshmon për ofertat që iu bënë për ta riblerë makinën e po ashtu  edhe për momentin kur mori njoftimin se makina e tij ishte zbuluar e braktisur.

Përgjigjet  në pyetjet e tjera, se pse policia nuk po arrin të zbulojë rrjetet e vjedhjeve të makinave dhe në pyetjet se pse veriu i Mitrovicës vlerësohet si depoja e makinave të vjedha, mund t’i gjeni  të premtën  nga ora 21 e 20 në RTK dhe në reprizën të hënën në mesditë.

Në fund të emisionit “Drejtësia në Kosovë” transmeton rubrikën “Policia”.