Tringa Sfishta, asambliste e AAK-së në Komunën e Podujevës, Foto: Facebook

Politikanja e partisë së Haradinajt pa asnjë cent në xhep

Tringa Sfishta është asambliste e AAK-së në Kuvendin Komunal të Podujevës.

Por, regjistri i saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) në deklarimin e pasurisë është pothuajse i zbrazët.

Asamblistja në AKK ka deklaruar vetëm pozitën si zyrtare publike, një shtëpi në pronë të babait dhe të hyrat vjetore.

Sfishta ka deklaruar se pozitën si këshilltare komunale e ka filluar me 20 dhjetor 2017, ndërkaq të hyrat vjetore nga kjo pozitë i ka 2400 euro.

Sa i përket deklarimit të shtëpisë së prindit, ajo nuk e ka theksuar vlerën e saj, por vetëm 80 metra katrorë të objektit në fjalë.