
Ilustrim - Foto: KALLXO.com
Drejtori i hetimeve në polici ka të kursyera afër 24 mijë euro
Riza Shillova është Drejtor i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës.
I njëjti në deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë Kundër Korrupsion ka thënë se posedon 23 mijë e 938 euro në institucione financiare.
Shillova gjithashtu posedon një vlerë prej 187 mijë eurove për shkak të pasurisë së tij të paluajtshme.
Në pasurinë e paluajtshme të Shillovës, hyjnë një shtëpi, një truall, dy ara, një tokë dhe një truall tjetër.
Shillova ka deklaruar se posedon një veturë Mercedes C200 në vlerë të 5 mijë e 300 eurove.
Paga e Shillovës në Policinë e Kosovës si drejtor i hetimeve është 1 mijë e 443 euro.
Ai gjithashtu ka deklaruar se merr pagesë për mësimdhënie në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në blerë prej 25 euro për një semestër.
Shillova ka deklaruar edhe të hyrat vjetore të bashkëshortes së tij e cila punon në Laboratorin Qendror të Kriminalistikës.
Paga e saj është 832 euro. Ndërsa Shefi i Departamrntit të Hetimeve ka deklaruar se merr mëditje për udhëtime zyrtare në vlerë të 3 mijë e 636 eurove.
Ai merr edhe avanc për shpenzime të udhëtimeve zyrtare në vlerë të 3 mijë e 428 eurove.
Nga financimi i vizitës studimore nga UNDP, Shillova ka marrë 402 euro, ndërsa ka deklaruar edhe një kompensim dëmi nga “Austrian Airlines” në vlerë të 250 eurove.