Ilustrim

Deçan, katër të arrestuar për rrahje

Katër persona janë arrestuar në Deçan, të dielën rreth orës 21:40, pasi të njëjtit për motive të panjohura janë përfshirë në përleshje fizike.

Policia njofton se si pasojë e përleshjes dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.