Boshnjaku kaloi ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi

Njësitë policore në kufirin Kosovë-Serbi kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari boshnjak, shtetas i Serbisë, i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Banjë të Zubin Potokut.

Sipas policisë, vetura i është konfiskuar për hetime të mëtutjeshme ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.