Kuvendi i Kosovës

Berisha Shala: Fjalët e shumta janë ‘fukarallëk’

Sala Berisha-Shala, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së njëherësh edhe kryetare e Komisionit për Zhvillim Ekonomik,  në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për buxhetin e vitit 2019 ka kërkuar nga kolegët e saj që të mos abstenojnë në miratimin e këtij Projektligji.

“Kërkoj nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të mos abstenojnë në miratimin e ligjeve që rregullojnë klimën e të bërit biznes, që joshin investime të huaja dhe me këtë do të kemi rritje të vendeve të punës, rritje ekonomike dhe të mirëqenies sociale. Kjo është kërkesa ime. Po bëhen diskutime të gjata pro e kundër. Po thuhen shumë fjalë dhe po më shpie te një fjalë e urtë se fjalët e shumta janë fukarallëk. Do të doja që miratimi i buxhetit të përcillej me festë sikur në shtetet e zhvilluara”, tha ajo.

06 Dhjetor 2018 - 18:01

Arbisa Shefkiu 06/12/2018 - 18:01
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend