Gani Dreshaj, AAK, Istog. Foto: Atdhe Mulla

Deputeti Dreshaj: Nuk vij i dehur në Kuvend

Deputeti nga radhët e AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Gani Dreshaj, u ka bërë thirrje disa mediave që të mos raportojnë se kinse ai po vjen nën ndikim të alkoolit në Kuvend.

“Kam një kërkesë për disa media: ju lutem mos shpifni sepse unë nuk vij gjithmonë i dehur në Kuvend, ndoshta kam diçka që kam një problem shëndetësor”, ka thënë Dreshaj në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për Projektbuxhetin e vitit 2019.

Ai gjatë fjalës së tij po ashtu tha se nuk do ta votojë këtë Projektligj nëse nuk zgjidhet problemi i Kartonit të Gjelbër dhe kritikoi buxhetin e ndarë për shëndetësinë.

KALLXO.com po transmeton LIVE seancën e Kuvendit: