Berisha flet për problemet me lajmet e rreme në Kosovë

Gazetarja e pavarur dhe profesoresha Arta Berisha që ka analizuar fenomenin e lajmeve të rreme në Kosovë, foli lidhur me të gjeturat e saj.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Berisha tha se te portalet e njohura  në vend nuk kanë probleme të theksuara me lajme të rreme, sa kanë probleme me profesionalizëm.

“Rezultatet e hulumtimit tregojnë që mediat online dhe veçanërisht këto  që prodhojnë lajme ditore ballafaqohen me probleme, jo domosdoshmërisht me prodhimin e ‘Fake News-it’ ose lajmit të rremë të pastër. Më shumë problemi ekziston tek keqinformimi dhe te dezinformimi”, tha Berisha.

Ajo dha një shembull brenda hulumtimit të saj kur lajmet e rreme janë shpërndarë nëpër portale.

“Ka qenë rasti i zjarrit  fushor në Obiliq ku thuhet se zjarr i madh ka shpërthyer në Termocentralin Kosova A. Është një lajm që ka qarkulluar në shumicën e portaleve. Ai ishte në zjarr fushor që nuk ka shpërthyer në termocentral”, tha Berisha.

‘Jeta në Kosovë’ sonte zhvilloi debat lidhur me lajmet e rreme dhe solli rrëfim ekskluziv të një publikuesi të lajmeve të rreme që ka zhvilluar biznes në këtë fushë.

Përveq kësaj, në pjesën e dytë të këtij emisioni transmetohet edhe intervista me zbuluesin e ‘Bombave’ në Maqedoni: Gjorgji Lazarevski.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: