Avokati i Popullit

Avokati i Popullit bën thirrje që t’u ofrohen mundësi të barabarta personave me Sindrom Down

Avokati i Popullit të Kosovës në Ditën Botërorë të Sindromit Down ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në ngritjen e vetëdijes dhe veçanërisht ka kërkuar veprime konkrete nga institucionet që të gjithë personave me Sindrom Down t’u ofrohet mundësi për shkollim, aftësim dhe punësim, duke i trajnuar për një jetë të pavarur.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës, legjislacioni në fuqi, si dhe Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara e Kombeve të Bashkuara, personave me aftësi të kufizuara u garanton trajtim të barabartë dhe pa diskriminim në të gjitha fushat e jetës.  Pavarësisht se Strategjia Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 2013-2023 ka për synim të krijojë një shoqëri gjithëpërfshirëse, në të cilën këta persona realizojnë potencialin e plotë të tyre dhe jetojnë jetë të dinjitetshme, si qytetarë të barabartë. Gjendja e tanishme e personave me aftësi të kufizuara nuk përmbush realizimin e plotë të të drejtave dhe të lirive themelore në kushte të barabarta me të tjerët”, thuhet në komunikatë.

Ata shtuan “se me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Personave me Sindromën Down, Avokati i Popullit e përkrahë mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të tyre, me qëllim që të gjithë njerëzit me Sindromën Down të jetojnë plotësisht të barabartë me të gjithë të tjerët”

 

21 Mars 2019 - 18:48

Arbisa Shefkiu 21/03/2019 - 18:48
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend