DRENA - Adresa më e besueshme për fermerët vendorë!
Drena besimin e konsumatorëve po e bart te fermerët vendorë!
Ditëve që lamë pas në Drenë ka pasur shumë telefonata nga fermerë, si rezultat i rritjes së sasisë së qumështit dhe rënjes së konsumit (rezultat i rënies së fuqisë blerëse dhe rritjes së pakontrolluar të importit të këtij produkti).
Drena i njofton të gjithë fermerët, se do t’iu dal në ndihmë! Do t’ua grumbullojë qumështin e tepërt. Ajo çfarë kërkohet nga fermerët është të kenë pëlqimin e pikës ose qumështores me të cilën janë duke bashkëpunuar. Çmimi për litër qumështi, gjatë gjithë kohës do të jetë i pandryshueshëm (për një vjet).
Për më pak se një dekadë që nga fillimi i saj, kompania Drena është bërë tashmë një storie suksesi në industrinë e qumështit. Çdo vit, Kompania ka arritur një rritje të jashtëzakonshme prej mbi 40%, një dëshmi e përkushtimit të tyre ndaj cilësisë dhe inovacionit. Gama e produkteve të qumështit shquhet jo vetëm për shije unike, por edhe për vlera ushqyese, pasi Drena ka prioritet përbërësit organikë dhe sipas standardeve me të larta të cilësisë.
Llojllojshmëria e produkteve që ka kjo Kompani, nga qumështi UHT, djathërat tradicional, kos fshati, mazë, jogurtet kremoze, kefirat etj. ka bërë që Drena të krijojë një bazë besnike klientësh, të cilët e vlerësojnë përkushtimin e markës ndaj përsosmërisë.
Si pjesë e strategjisë, kjo Kompani ka edhe bashkëpunim të shkëlqyer me fermerët vendorë
Duke vendosur marrëdhënie të drejtpërdrejta, ato jo vetëm që sigurojnë një zinxhir të besueshëm furnizimi, por gjithashtu mbështesin bujqësinë lokale. Ky bashkëpunim shpesh përfshin aktivitete dhe bashkëkooperim me fermerët për të përmirësuar praktikat e qëndrueshme – gjë që përputhet me përkushtimin e Drenës ndaj produkteve natyrale vendore.
Parimi i “Rritemi së bashku” thekson përfitimet reciproke. Kjo është edhe pjesë e strategjisë së Kompanisë, ku duke punuar në bashkëpunim më fermerët dhe partnerët financiarë mund të zhvillohen sinergji që rrisin produktivitetin dhe inovacionin. Fermerët përfitojnë nga tregu i sigurt dhe praktikat e reja që rrisin rendimentet, ndërsa Drena fiton akses në një furnizim të besueshëm të përbërësve me cilësi të lartë.
Ndërtimi i marrëdhënieve të forta me palët kryesore të interesuara si: fermerët, konsumatorët dhe partnerët e komunitetit nxit besimin dhe besnikërinë. Duke i dhënë përparësi komunikimit dhe bashkëpunimit të hapur, Drena i ka kupruar shumë herët nevojat dhe sfidat e partnerëve të saj. Kjo qasje njerëzore ndihmon në kultivimin e një komuniteti i cili ndan një qëllim të përbashkët të qëndrueshmërisë dhe cilësisë.
Drena, dritë në çdo shtëpi!