MAShTI lejon përdorimin e materialeve të mësimit online, por me disa kushte

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami në një konferencë për media ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët mund t’i përdorin materialet e mësimit online, por me disa kushte.

“Ne sot duke e parë interesimin e madh të qyetarëve për të marrë këto materiale, kemi vendosur që si ministri t’i dhurojmë si burim i hapur me kushtet. Nuk mund të modifikohen, janë pronë e MAShTI-it dhe këto materiale nuk mund të përdoren për qëllime komerciale”, tha Bajrami.

Bajrami ka shtuar se ditëve në vijim do të bëhen materiale edhe për lëndë të tjera, përveç të atyre të Matematikës e Gjuhës Shqipe.

“Në dy ditët në vijim në do të zgjerohemi listën e lëndëve ku do të fokusohemi në dy lëndë të shkencave natyrore dhe në dy lëndë të shkencave shoqërore”, tha ajo.

Kursë, zëvëndësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj tha se kanë pasur kërkesa të larta edhe për realizimin e materialeve për shkollat e mesme të larta, por se ky kërkoi nga shkollat që të bëjnë organizim të mësimit online.

“Shkollat janë insituticione të licencuara dhe të autorizuara që të organizojnë mësim, prandaj presim prej tyre që të jenës shumë më aktiv dhe tash në këtë kohë që duhet të organizohet mësimi online”, tha Rexhaj.

Ndërsa, zëvëndësministri tjetër i këtij dikasteri, Jusuf Thaçi tha se është duke u bërë prodhim masiv i ligjëratave.

“Mbi 50 videoligjerata në ditë që nënkupton që është duke u bërë një punë shumë e madhe, masive dhe jemi mundu me pas cilësi në këto materiale, por në këto rrethana, mund të lëshohen gabime në to, me këtë volum të punës e kemi të pamundur me u rikthy në xhirim dhe kërkojmë mirëkuptim nga ju”, tha Thaçi.

KALLXO.com ka asistuar në mënyrë vullnetare lidhur me realizimin e mësimit nga distanca që ka filluar sot.

Kjo formë e mësimit erdhi për shkak të mbylljes së shkollave për mos përhapje të Covid-19.

Mësimi do të  zhvillohet vetëm në lëndët Gjuhë Shqipe dhe Matematikë dhe materialet janë të gatshme për nivelin 1-5, kurse ditëve në vijim pritet të përgatiten për nivelet e tjera.

Mësimi po transmetohet në mediumin publik, RTK, në kanalin RTK1 dhe RTK4 si dhe në uebfaqen emesimi.rks-gov.net.

Fillon mësimi online – VIDEO

www.kallxo.com