Studentët pa maska në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore Foto: KALLXO.com

Lirohen nga pagesa e semestrit veror studentët e Universiteteve Publike

Studentët e nivelit Bachelor dhe Master të Universiteteve Publike janë liruar nga pagesa e semestrit veror.

Njoftimin për lirimin nga pagesa e ka bërë Ministria e Financave përmes një njoftimi.

“Janë liruar nga pagesa e semestrit veror studentët e nivelit Bachelor dhe Master të institucioneve të larta arsimore publike, përfshirë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi”, thuhet në njoftim.

Dje Qeveria e Kosovës ka marr vendim që ligjëratat, ushtrimet dhe provimet të zhvillohen me prani fizike në objektet e fakulteteve.

Ligjëratat në Universitete fillojnë me prani fizike