Fondacioni Biberaj njofton për bursë në vlerë 1.1 milion dollarë për 40 studentë në Institutin Rochester të Teknologjisë, RIT Kosovo (AUK)

‘Fondacioni Biberaj’ ka njoftuar për bursa të reja akademike, në vlerë prej 1,160,000 dollarë për 40 studentë për marrjen e një diplome Bachelor në Institutin Rochester të Teknologjisë në Kosovë/ Fondacioni i Universitetit Amerikan në Kosovë (RIT Kosovo AUK).

Bursa konkurruese e familjes Biberaj parashikon të jap 40 bursa, për katër vite, për studentë me nota të larta akademike dhe demonstrim të nevojës financiare. 36 bursa do jepen për studentë me origjinë shqiptare nga Tropoja, Plava, Gucia, Presheva, Tetova, Shkupi dhe pjesët rurale të Kosovës. Është qëllimi i Bursës së familjes Biberaj që 50 deri 70% të shkojnë për vajza.

Preferenca në dhurimin e bursës do kenë studentët që janë të interesuar në Shkencë, Ingjinieri, Teknologji, Matematikë dhe Gazetari.

RIT Kosovo (AUK) do administrojë bursat dhe do jetë përgjegjës për rekrutimin e studentëve. Kolegji do sigurojë akomodimin.

Presidenti i RIT Kosovo AUK, Kamal Shahrabi, lidhur me themelimin e bursës së familjes Biberaj falënderoi Fondacionin Biberaj duke thënë: “Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës që Fondacioni Biberaj ka zgjedhur RIT Kosovën si zgjedhje e tyre për të ofruar arsim për përfituesit e bursës së familjes Biberaj. Bujaria e fondacionit do t`u mundësojë 40 të rinjve të Kosovës të marrin një arsim të jashtëzakonshëm amerikan pranë shtëpisë me mundësinë për të bërë përvojë edhe në SHBA. Bujaria e fondacionit Biberaj është një tregues i qartë se familja Biberaj mbështetet tek të diplomuarit tanë për një të ardhme më të mirë në Kosovë dhe rajon. Faleminderit që vendosët besimin dhe mbështetjen tuaj tek RIT Kosova AUK për ta kthyer pasionin e marrësve të bursave të familjes Biberaj në një karrierë”.

Sipas kërkesës së familjes Biberaj, çdo student do të kalojë një muaj, çdo verë, mes çdo viti akademik, duke punuar për të mbështetur shërbimet në komunitetin në vendin e tyre të lindjes, gjithashtu secilit student do t’i kërkohet të përfundojë një projekt ‘Capstone’ deri në fund të vitit të tyre të katërt.

Për më tepër secili student do të kalojë një semestër akademik duke studiuar në SHBA nën RIT Kosovo AUK. Programi global i bursave në kampusin e Nju Jorkut të Institutit të Teknologjisë Rochester. Për të siguruar këtë bursë, secili student duhet të ketë një mesatare të lartë të notave.

Kjo bursë e bazuar në nevojën financiare është e hapur për këdo që plotëson kërkesat e mëposhtme:

-Është me prejardhje shqiptare prej njërit nga këto rajone: Pjesët rurale të Kosovës, Tropoja, Plava, Gucia, Presheva, Tetova, Shkupi, ose është prej ndonjë grupi minoritar në Kosovë.
-Kompleton aplikacionin e RIT AUK specifikisht për këtë program
-Është në gjendje të demonstrojë arritje të larta akademike dhe arritje tjera
-Ka qenë aktiv në aktivitete jashtë planprogrameve
-Duhet të ketë kompletuar Diplomën e shkollës së mesme deri në kohën e marrjes së bursës
-Është në gjendje të demonstrojë nevojat financiare
-Shkathtësi në të folur dhe shkruar në gjuhën Angleze gjatë kohës së aplikimit. Aplikimi, procesi i zgjedhjes dhe intervista të gjitha kryhen në gjuhën Angleze
-Është në gjendje të demonstrojë aftësi të forta matematikore.

Informatë lidhur me Fondacionin Biberaj

Fondacioni Biberaj, është themeluar si jo fitimprurës në vitin 2017, i cili ofron mundësi arsimore për studentë të kualifikuar me origjinë shqiptare që jetojnë në Ballkan, për të marrë asistencë bursash për studime në programe para dhe pas universitare që qojnë në marrjen e një diplome në kolegjet e SHBA-së dhe universitete.

Një njoftim me më shumë informata dhe qasje në aplikimin online do bëhet i qasshëm në këtë link https://kosovo.rit.edu/