Ilustrim

Arrestohet pasi shtiu me armë në ahengun familjar

Në rrugën “Qamil Ilazi” në Kaçanik një i dyshuar i gjinisë mashkullore është shoqëruar në stacion policor.

Kjo pasi që i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë, ndërsa në vend të ngjarjes janë konfiskuar shtatë gëzhoja.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.