Ilustrim

Arrestohet ferizajasi, dyshohet se theri me thikë një burrë

Një burrë nga komuna e Ferizajt, është arrestuar nën dyshimin se ka therur me thikë një burrë tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i njëjti pas kanosjes me thikë, e ka rrëzuar viktimën.

Me anë të raportit 24 orësh, policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.